U shtyp nga kroatët pas golit të Mandzukiç, flet fotoreporteri

Yuri Cortez e pësoi keq pas golit të Mario Mandzukic.

Sport

12/07/2018 10:48

Fotoreporteri nga Salvadori, Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në vazhdime ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Goli i fitores erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit nga Ivan Perisic.

Ky gol dërgoi në ekstazë futbollistët kroatë, të cilët shkuan të gjithë të festojnë të këndi, duke shtypur edhe fotoreporterin Cortez.