U shpall kampion Europe, por Daniel Godelli nuk përfiton asnjë lek

Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur, veç medaljeve të fituara, do të jetë edhe një burim të ardhurash për sportistët e Kombëtares kuqezi.

Sport

06/04/2017 16:33

Por, më i pafati do të jetë pikërisht kampioni i Europës në stilin e shkëputjes.

Edhe pse u ngjit në majën më të lartë të kontinentit në këtë disiplinë, vendimi i Këshillit të Ministrave e privon Daniel Godellin nga shpërblimi. Sipas tij, shpërblehet vetëm medalja e fituar në dygarësh, ku Godelli zuri vendin e katërt.

Ndërsa Erkand Qerimaj do të përfitojë dhjetë milionë lekë (të vjetër) pas vendit të tretë që arriti dje në Split të Kroacisë. Por çeku do të dorëzohet vetëm kur të mbërrijnë edhe përgjigjet e kontrollit antidoping.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy