U shfaq me klip të ri, reagimi i artistëve shqiptarë për këngën e Elvana Gjatës

Elvana Gjata sot publikoi videoklipin e këngës "Shade".

ShowBiz

19/10/2018 23:42

Elvana Gjata për këtë këngë ka bashkëpunuar me producentin Poo Bear, pra është pjesë e albumit të ri të tij, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja sot publikoi këngën e re në kanalin YouTube dhe mori komente pozitive nga kolegët.

Përveç Xhensila Myrtezajt, e cila tregoi haptas mbështetjen për të, Elvanën e përkrahën edhe Besa Kokëdhima, Aurela Gaçe dhe Fjolla Morina.

“Muzika e thotë gjithçka që juve ju duhet  ta dini për një artist! Të folurit është i lirë, shpifjet më të këqija, të qenët yll ka lindur me ju”, ka shkuar Besa.

Kujtojmë që, ditë më parë policia ka shpallur në kërkim Elvana Gjatën, si e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në ish bllok, atje ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpIDdCLgkC7/?hl=en&taken-by=aurelagaceofficial