U shfaq e nxehtë në klipin e ri, Tuna falënderon këta persona

Pas më shumë se dy vitesh pauzë, këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu bëri rikthimin e fuqishëm në skenë.

ShowBiz

16/10/2018 22:00

Përpos këngës solo “Chonga”, Tuna para pak ditësh solli projektin e radhës në bashkëpunim me Seven Saraqin, shkruan lajmi.net

“Maria”, mban titullin kënga e tyre e shoqëruar me një videoklip tejet të ‘zjarrtë’, pjesë e të cilit ishte edhe modelja, Vildane Zeneli.

Dhe tani, këngëtarja Sejdiu me anë të disa postimeve të publikuara në profilin zyrtar, Instagram falënderon të gjithë bashkëpuntorët e klipit. Duke filluar nga protagonistët e projektit e deri tek ata që e bën të ndihet Tunën si një princeshë e vërtetë.

Tuna gjithë pauzën që bëri në muzikë ia dedikoi familjes së saj, posaqërisht djalit të vetëm, Tianit. /Lajmi.net/