U rrëzohet shtëpia, në mënyrë që fqinja të mund të lahet lakuriq në oborr

Çifti bashkëshortor Kreilinger nga fshati Mining i Austrisë, të cilët që 44 vite jetojnë në shtëpinë e tyre familjare, kanë marrë një urdhëresë jo edhe aq të këndshme nga autoritetet, ku thuhet se duhet ta rrëzojnë shtëpinë e tyre . Kjo si rezultat i një konflikti të pazakontë me fqinjën e cila pëlqen të lahet lakuriq në pellgun e kopshtit të saj.

Fun

25/10/2015 22:35

Të pyetur nga “Kronen Zeitung” rreth vendimit për të rrënuar shtëpinë, Anton dhe Berta Kreilinger, kanë deklaruar se shtëpia e tyre gjendet shumë afër parcelës së fqinjës së tyre, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda katër muajve. Megjithatë, e gjithë ngjarja ka filluar në vitin 1968, kur çifti Krelilinger patën marrë leje për ndërtimin e një shtëpie, por në marrëveshjen e arritur me fqinjin e atëhershëm kishin modifikuar planin. Sipas planit të ndryshuar, ata kishin arritur ta ndërtojnë shtëpinë në vitin 1971. Megjithatë, një ekspert gjatë këtij viti ka konstatuar se shtëpia e tyre nuk është për dy metra larg gardhit të fqinjës (së re), e jo për dy siç ishte paraparë me marrëveshje.

Shtepia 1Përveç kësaj, kulmi i shtëpisë është më i ndryshëm dhe shumë më i gjatë sesa ishte paraparë në marrëveshje. Dhe i gjithë konflikti filloi kur fqinja e re për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejt derisa lahej lakuriq në oborr, kishte mbjellë një gardh të gjallë me Kreilingerët. Por me kalimin e kohës ky gardh i gjallë u rrit në mbi tri metra lartësi, dhe kështu filloi të ndalonte rrezet e diellit të depërtonin në oborrin e qiftit austriak.

Anton ka pranuar se ishte munduar disa herë ta shkurtojë këtë gardh, por duke mos dashur të futet në probleme me fqinjët kishte hequr dorë, duke ia lënë rastin në dorë gjykatës. Me të kuptuar për veprimin e tyre, fqinja kishte ngritur kundërpadi, dhe kështu në fund gjykata ka vendosur në favor të fqinjës duke i urdhëruar ata ta rrëzojnë shtëpinë. (lajmi.net)