‘U rikthyem në formë duke biseduar’

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se humbja e skuadrës së tij kundër Sociedadit me rezultat 4-2 ishte mjaft e rëndë, po pas asaj, ata biseduan sy më sy dhe i zgjidhën 50% të problemeve.

Sport

11/11/2014 12:38

Ancelotti ka thënë se pas humbjes kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2, ai bisedoi me lojtarët e tij sy më sy, duke zgjidhur kështu 50% të problemeve.

“Unë kam një grup lojtarët shumë prefesonist. Kurrë nuk kam pasur ndonjë problem për ti motivuar ata. Ata luajnë dhe nuk mund të jenë nervoz”.

‘Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas humbjes në Anoeta ndaj Sociedadit? Ne të gjithë biseduam sy më sy dhe kështu unë i zgjidha 50% të problemeve që i kisha”, përfundoi trajneri italian.

Ancelotti në një deklaratë tjetër të bërë para disa orëve, ka kritikuar Di Marian, duke thënë se është një lojtar me energji shumë të mirë, mirëpo ai e humbiste kontrollin në disa pasime vendimtare.