U promovua libri për luftën nga dr. Ibish Ahmeti

"Duke i shëruar plagët e luftës", autori Ibish Ahmeti e ka shkruar gjatë angazhimit të tij në luftë. Libri përmbledh zhvillime të bujshme në formën e një kronike ngjarjeje, në frontin e Budakovës.

ShowBiz

22/10/2016 14:03

Libri sjell informacione të sakta për rëniet e plagosjet e ushtarëve. Ngjarjet ngjallin emocion dhe admirim për tē kaluarën dhe zhgënjim për të tashmen.

Sadri Ramabaja, kritik i letërsisë, për ngjarjet e shkruara, tha se “Secila prej tyre ishte mrekulli në vete”.
“Janë plot emocion dhe në një masë të madhe, tronditëse”, tha ai.
Ai tha se ka disa të meta të cilat shpreson të rregullohen në botimin e ardhshëm.

Xhemajl Kolgeci, lektori dhe redaktori i këtij libri, thotë se libri është një dokumentar, libër historik por edhe letrar.

Kurse Fitnese Ramosaj, me një fjalë rasti, tha se autori sjell të dokumentuara ngjarjet, pa u zgjeruar me ato të cilat s’ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë.
“Është libër që lufton harresën” tha ajo, ” libër dëshmi për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”

Ish ushtari i batalionit II-të, Bislim Muqa, tha: “Ne jemi ndjerë shumë të emocionuar kur kemi lexuar pjesë të kētij ditari. Mund të them se ju keni kryer punēn më mirë se secili prej nesh”, u shpreh ai.

Kryetari i komunës së Therandës, Sali Asllanaj, tregoi për njohjen e tij me autorin si dhe shprehu për të se “Ka pasë durimin, ka pasë angazhimin që ta shkruajë një pjesë të rrëfimit autentik”.

Në fund, Ibish Ahmeti duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, tha se ” Ky libër dokumentar është vetëm një copëz e realitetit të luftës së lavdishme.”

Në këtë promovim morën pjesë zyrtarë komunalë të komunës së Therandës, komandantë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë dhe miq të dr. Ibish Ahmetit. /lajmi.net