U përfshi në rrahjen e Agron Mustafës, shkarkohet eprori i policisë Nazim Sahiti

Është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti.

Lajme

17/10/2018 12:28

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka shkarkuar drejtorin e deritanishëm të një prej drejtorive më të rëndësishme në këtë institucion, atë të krimeve Ekonomike.

Sahiti në dhjetor të vitit 2017 bashkë me kolegun e tij, Avni Berishën ishin përfshirë në rrahjen e menaxherit të Telekomit Agron Mustafës në qendër të Prishtinës.

Ai ishte kursyer nga drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për ta suspenduar, siç kishte bërë me policin Avni Berishën.

Lajmi.net ka provuar të marr edhe një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.