U përfshi në listën e përfituesve nga Greqia, Olta: Dikush do të mbajë përgjegjësi!

Emri i Olta Gixharit është shumë i lakuar në titujt rozë.

ShowBiz

23/10/2018 09:34

Olta Gixhari ka reaguar së fundi përmes një postimi në rrjete sociale, pasi emri i saj është përfshirë në listën e përfituesve nga Greqia, shkruan lajmi.net.

E indinjuar se është përfshirë në skandal, aktorja ka njoftuar që do të sqarohet në një intervistë, por për këtë rast ajo do të kërkojë drejtësinë.

“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim. Neser nje deklarat me e gjate ne Opinion”, ka shkruar Olta.

Kujtojmë që përveç Oltës, sipas medieve greke, në këtë skandal dyshohet se janë përfshirë edhe Ardit Gjebrea, Artur Zheji, Noizy,  Mustafa Nano. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpQBrCCHrUH/?hl=en&taken-by=oltagixhari