U nominua në Grammy Awards, Vesa Luma thotë dy fjalë për Dua Lipën

Sukseset e artisteve shqiptare nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

08/12/2018 09:44

Dua Lipa dje u nominua në çmimet GRAMMY, në dy kategori atë si ‘Artistja më e mirë e re’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’, shkruan lajmi.net.

Këtë lajm të madh ajo e ndau me ndjekësit në Instagram, e cila filloi të qante nga gëzimi pasi nuk e kishte pritur.

Për suksesin e Duas është e lumtur edhe këngëtarja shqiptare, Vesa Luma ku përmes një postimi e dëshmon atë.

“Oh Zoti im”, ka shkruar ajo.

Vesa së fundmi është rikthyer në trojet shqiptare e që shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/