U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet MAP-it, MMPS-së dhe zyrës së BE-së në Kosovë

Sot Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka realizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, memorandum ky i nënshkruar nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Lajme

23/05/2018 16:00

Në bazë të marrëveshjes ndërtesa e MMPS-së (objekti i vjetër i MMPS) zyrtarisht iu dorëzua Zyrës Së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është vendosur në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.

Palët konfirmuan se bashkëpunimi ndërsjellë do të vazhdojë.