U nderua me mirënjohje nga kryetarja e Tetovës, Ledri Vula ndezi atmosferën mbrëmë

Reperi nga Kosova, Ledri Vula është njëri nga artistët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në treg.

ShowBiz

02/08/2018 19:10

Ai dje ishte nderuar me mirënjohje nga kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi të cilën e falënderoi përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi net.

Ledri gjithashtu mbrëmë ishte i pranishëm në një koncert në Tetovë ku edhe ndezi atmosferën para qindra njerëzve.

Në videon e publikuar në Instagram, reperi Vula ka falënderuar të gjithë të pranishmit teksa thotë disa fjalë.

“N’dit tmira edhe n’dit tkqija. Faleminderit Tetove. ❤”, shkruan ai.

Përveç Tetovës ai deri më tani ka qenë në koncerte të shumta, pothuajse në të gjitha trojet shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bl-4pYaBoc-/?hl=en?&taken-by=ledrivula

https://www.instagram.com/p/Bl8N_jKgiBi/?hl=en?&taken-by=ledrivula