U nda nga gruaja dy orë pas martesës, për shkak të Snapchat

Një martesë në Arabi Saudite zgjati vetëm dy orë – pasi nusja theu një marrëveshje për mos shpërndarjen e fotografive të ceremonisë në Snapchat.

Fun

24/10/2016 23:20

Sapo dhëndri kuptoi se fotografitë e martesës u ishin dërguar shoqeve të nuses së tij të re, ai kërkoi menjëherë divorc.

Marrëveshja për të mos shpërndarë foto ose video të ceremonisë është obligim ligjor, thuhet sipas mediave saudite, transmeton Gazeta Express.

Më herët këtë vit një burrë nga Arabia ishte ndarë nga gruaja e tij disa orë pas martesës, për shkak se ajo ishte shumë e zënë duke shkruar mesazhe me shoqet e saj pas martesës.