U nda nga burri i saj, vetëm sepse ai do të votonte për Donald Trump

Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA kanë shkaktuar debate të nxehta, mosmarrëveshje midis miqve dhe familjeve, si dhe në një rast të fundit, një grua të ndarë nga burri i saj, pas 21 vitesh martesë.

Fun

09/02/2017 12:27

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Gayle McCormick, 73, një roje burgu në pension nga California, thotë se u shokua vitin e kaluar, kur burri i saj Bill McCormick, 77, përmendi gjatë një dreke me miqtë se ai kishte planifikuar për të votuar për Donald Trump.

“Unë kam qenë në shok”, ka thënë ajo për revistën People, përcjell Telegrafi. “Kjo ishte pika kthesë. Çështja Trump ishte katalizator”.

Gayle e cila jeton në banesën e saj në Uashington thotë se ky ka qenë vendimi më i vështirë i saj.

“Kjo mori shumë kohë, derisa vendosëm. Shkuam edhe për këshillim tek një prift”, rrëfen ajo.

Gayle, ishte takuar me Bill në vitin 1980, ndërsa ata ishin të dy duke punuar në të njëjtin burg.

Edhe pse Bill nuk e kishte votuar Trumpin në zgjedhje, Gayle thotë se kjo më nuk kishte rëndësi.

“Ne thjesht ishim të ndryshëm”, thotë ajo. /Telegrafi/