U mbyt në liqen, gjendet trupi i pajetë i fëmijës

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 12-vjeçarit, i cili u mbyt sot në liqenin e Farkës.

Lajme

05/06/2018 19:54

“Rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur. Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, me inicialet D.D., të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht”, njoftoi më herët Policia./syri.net