U martuan në shtator por Gjiko dhe Elita kanë një befasi të këndshme për fansat

Në shtator të këtij viti, Gjiko dhe Elita Rudi u martuan.

ShowBiz

24/11/2018 16:37

Më 21 shtator të këtij viti, reperi Gjiko dhe prezantuesja, Elita Rudi i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Dasma e tyre bëri bujë të madhe në media, duke u përfolur për çdo detaj të ceremonisë, që ishte realizuar në mënyrë perfekte.

Dhe tani, Elita në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit sjell befasinë e këndshme për të gjithë fansat. Ajo tregon se të dielën në ora 16:00 në kanalin zyrtar, Youtube publikohet videoklipi i dasmës së tyre.

Ndryshe, çifti i famshëm së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqkTf0gFLxp/