U martua 4 herë, por femrat i këshillon të mos e bëjnë (Foto)

Melanie Griffith ka dhënë një këshillë shumë të çuditshme.

ShowBiz

07/02/2016 15:37

Aktorja, e cila një vit më parë u nda pas 19 vitesh nga bashkëshorti i saj, Antonio Banderasn në premierën e filmit të ri të vajzës së saj Dakota Johnson, “Si të jesh beqar”, aktorja 58-vjeçare u pyet nga mediat për këshillën më të mirë për femrat që të jenë beqare.

Ajo u përgjigj: “Mos u martoni!”. “Nuk është e nevojshme”, ka shpjeguar aktorja e cila është fotografuar në premierë me ish bashkëshortin, Don Johnson, dhe vajzën e tyre Dakota.

Ajo është martuar katër herë, dy here prej të cilave me Johnson.