U lënduan nga shpërthimi i rezervuarit të naftës – flet mjeku për gjendjen e tyre

Pas zjarrit të shpërthyer sot në njërën nga depot e kompanisë së derivateve Al Petrol në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy persona.

Lajme

25/05/2018 20:55

Kirurgu Facial, Adem Kllokoqi ka deklaruar për Klan Kosova se pacienti i parë është banor i Komunës së Drenasit, ndërsa është ende në gjendje të rëndë shtëndetësore:

“Pacienti i parë ka mbiemrin Thaçi dhe është banor i Drenasit. Ai ka pësuar një djegie të rëndë. Ne kemi kryer një intervenim kirurgjik të pacientit ndërsa të hënën llogarisim intervenimin e radhës. Zakonisht intervenimi bëhet cdo të dytën ditë. Gjendja e tij është shumë e rëndë”, është shprehur ai.

“Ndërsa pacienti i dytë është në gjendje më të mirë, ka djegie më të lehtë. Ai ka vendosur trajtimin e mëtejshëm ta bëjë në kushte shtëpie”, ka thënë ai.