U lëndua në tualet, mungon ndaj Arsenalit

Sulmuesi i West Ham United, Enner Valencia do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Arsenalit në Premierligë pasi është prerë derisa ishte i ulur në guacën e tualetit.

Sport

12/03/2015 21:56

Sulmuesi i West Ham United, Enner Valencia do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Arsenalit në Premierligë.

Arsyeja e mungesës është shumë e çuditshme.

Ekuadoriani është prerë derisa ishte i ulur në guacën e tualetit që krisi dhe u desh të dërgohej në spital.

“Kishte një fatkeqësi në shtëpi, është prerë në guacë”, deklaroi menaxheri i West Hamit, Sam Allardye.

West Ham në ballafaqimin me rivalin lokal Arsenal do të ndeshet të shtunën me fillim nga ora 16.