U lëndua në stërvitjen e fundit, a do të luajë nesër Ajeti?

Lëndimi i Arlind Ajetit nuk është serioz dhe ai do të luajë nesër.

Sport

23/03/2017 23:53

Kështu ka deklaruar për gazetën babai i mbrojtësit kosovar të Torinos, Afrim Ajeti.

Ai ka theksuar që Arlindi ka marrë një goditje, por që s’do t’ia rrezikojë prezencën në fushë nesër.

“Para 10 minutash kam biseduar me Arlindin dhe lëndimi nuk është serioz. Ka pasur një goditje me gju në kukën e majtë. Besoj se do të luajë nesër”, tha për “GazetaOlle.com”, Afrim Ajeti, babai i Arlindit.

Itali-Shqipëri fillon prej orës 20:45 në “Renzo Barbera”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6