U lëndua ndaj Serbisë, Marcelo ia jep një super-lajm Brazilit

Lojtari i lënduar në ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë, Marcelo, është shumë afër riaftësimit të plotë.

Sport

02/07/2018 11:34

Brazili e ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Meksikës.

Lojtari i lënduar në ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë, Marcelo, është shumë afër riaftësimit të plotë, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai iu është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje, raporton “Goal”.

Megjithatë, Marcelo s’do të luajë nga minuta e parë.

Ai mund të jetë gati për pjesën e dytë dhe sigurisht për ndeshjet tjera pasuese, nëse Brazili kalon pengesën meksikane. /Lajmi.net/