U largua nga ‘On Records’ por Rina Balaj mban ende kontakte me këtë artiste seksi

Labeli "On Records" është njëri nga më të famshmit në skenën muzikore.

ShowBiz

04/10/2018 23:40

Nga grupi i njohur deri më tani kanë dalë emra të mëdhenj dhe tejet të suksesshëm në estradë, shkruan lajmi net.

Vëllëzërit, Mozzik dhe Getinjo, Baby G, Arta Memedi e shumë emra të tjerë janë larguar nga On Records por që ende vazhdojnë prodhimet e tyre.

E kjo tashmë duket se është bërë traditë që pas largimit nga ‘On Records’ anëtarët e tjerë të mos flasin me ata që hoqën dorë nga ta.

Kjo shihet se nuk vlen për reperen, Rina Balaj e cila aktualisht ndodhet në labelin e lartpërmendur por që në postimin e fundit të publikuar në Instagram e përkrah artisten, Arta Memedi.

“Kjo e nxehta, Arta Memedi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e videos.

Mbase dyshja janë mike të ngushta edhe pse Memedi në këngën e re ‘Kleoarta’ vazhdon me dissa ndaj artisteve të reja. /Lajmi.net/