A u kujtohet Zhade dhe Lukas? Zhade deri tash u martua 4 herë

Xhovana Antoneli është ndër aktorët më të bukura braziliane.

ShowBiz

09/03/2016 14:09

Është e lindur më 18.3.1976. Ka qenë e martuar me menaxherin Rikardo Medino në vitet 1997-2000. Nëna e saj ishte balerinë, e lindur në të njëjtën datë si e bija, por në vitin 1942. Bashkë me Murilo Benisio janë nderuar me çmimin “Çifti më i pëlqyer” në serialin shumë të shikuar “Kloni”. Që të vallëzojë si myslimane ajo tre muaj rresht ka ushtruar vallëzimin.

Xhovana Antoneli (Zhade) dhe Murilo Benisio (Lukas) pas përfundimit të serialit shumë të shikuar “Kloni” vendosën të jetojnë bashkë. Kishin një ndërprerje në bashkëjetesë, e që e përmirësuan në vitin 2004. Dhe, si rezultat i atij “përmirësimi” është djali i tyre Pietro, i lindur në vitin 2005. Por, pas gjashtë muaj të lindjes së tij, prindërit e tij ndahen në nëntor të vitit 2005.

Kështu, Xhovanës iu desh të njihet me persona të tjerë, në mënyrë që ta kalonte vetminë që e kishte kapluar. Dhe, gjatë karnavalit në Rio, në shkurt të vitit 2006, ajo njihet me burrin e saj të ardhshëm, biznesmenin Robert Lokaskio, me të cilin martohet në maj të vitit 2007.

Momentalisht është në lidhje me Artur Ferarin.

Xhovana Antoneli në horoskop është Peshk, me nënshenjën Bricjap, e që tregon bukurinë orientale.

Ndërkaq, Murilo Benesio, i lindur në vitin 1972, para se të jetë në martesë me Xhovana Antonelin, ishte i martuar me aktoren Alesandra Negrinin, me të cilin ka një djalë, i lindur më 1996. Martesa e tyre zgjati shkurt, andaj krijoi lidhjen e re me aktoren Karelina Fareis, nga viti 1997-2000, kohë kur edhe filloi xhirimi i serialit “Klon”. Nga viti 2007 është në lidhje me aktoren Giljermina Ginl.

Murilo në horoskop është Virgjëreshë. Edhe gruaja e tij e parë, Alesandra Negrini, me të cilën ka djalë dhe partnerja e tashme Giljermina Guinli janë virgjëresha./Kosovarja