U kry: Man Utd ka gjetur trajnerin e ri

Manchester United po e kërkon një trajner të ri.

Merkato

30/12/2018 21:53

Manchester United e ka emëruar Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ka filluar qysh nga tani ta kërkoj një trajner të ri.

‘Djajtë e Kuq’ po tentojnë ta transferojnë trajnerin e Tottenham, Mauicio Pochettino, përcjell “lajmi.net”.

Për t’i marrë shërbimet e trajnerit argjentinas, Manchester United duhet t’i paguajë ‘Spursave’ plotë 40 milionë euro.

Pochettino ka disa vite që po tregon formë të lartë te skuadra angleze, andaj ‘Djajtë e Kuq’ duan ta marrin në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/