U kry: De Ligt po transferohet te Juventus

Juventus është shumë afër që ta transferojë Matthijs De Ligt.

Merkato

14/02/2019 16:39

Juventus po e transferon Matthijs De Ligt nga Ajaxi.

Drejtori gjeneral i ‘Zonjës së Vjetër’ Fabio Paratici ishte prezent në ndeshjen që skuadra holandeze e zhvilloi ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net nga AS.

Drejtori italian e ka shikuar nga afër paraqitjen e De Ligt, e që ishte mbresëlënëse.

Juventus do t’i paguajë 60 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa po vazhdojnë bisedimet me agjentin e holandezit, Mino Raiola. /Lajmi.net/