U kritikua pas fotos me makinën e re, Aliji u jep shpjegime tifozëve

Fotoja e postuar nga Naser Aliji në Instagram, ku i tregonte tifozëve makinën e tij të re, i ka krijuar telashe mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare.

Sport

20/10/2016 21:19

Tifozët e skuadrës së Kaizerslautern nuk kanë ngurruar të shprehin hapur pakënaqësinë e tyre duke i kujtuar futbollistit që nuk ishte e drejtë që ai të postonte gjëra të tilla ndërsa skuadra vuante në vendet e fundit në klasifikim.

Në një situatë të tillë, Aliji është detyruar që nëpërmjet një tjetër postimi në rrjetet sociale, t’u shpjegonte fansave se gjithçka që kishte dashur të tregonte ishte thjesht një automjet që më në fund e kishte blerë pasi kishte kursyer para dhe jo jetën “luksoze” që mund të bënin futbollistët.

Aliji makina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Duke u përgatitur për ndeshjen kundër Bohumit. Të hënën duam të sigurojë, tri pikët. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe japim gjithçka, atëherë do t’ia dalim përsëri. Unë padyshim do të jap maksimumin. E di që disa tifozë kanë diskutuar për foton time me makinën.

Por unë thjesht kam plotësuar një ëndërr timen, për të cilën kisha kursyer për shumë kohë. Kjo nuk do të thotë se nuk jam me zemër dhe shpirt i përkushtuar ndaj FCK”, ishin fjalët e futbollistit të përfaqësueses shqiptare i cili së fundmi është kthyer në formacionin titullar të klubit që mban vendin e 16 në Bundesligën 2.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.