U kërcënuan nga tifozët, e çuditshme çfarë ka bërë Tirana

Ekipi i Tiranës do të shoqërohet nga një eskortë policie gjatë gjithë udhëtimit në Durrës për ndeshjen me Teutën.

Sport

28/01/2017 14:30

Pas trazirave të fundit te Tirana, duket se problemet janë edhe më serioze. Veç bojkotit që tifozët do ti bëjnë në ndeshjen e sotme kundër Teutës, Policia e Shtetit është ende e frikësuar pasi mund të ndodhin të tjera probleme.

Për këtë arsye, ekipi i Tiranës do të shoqërohet nga një eskortë policie gjatë gjithë udhëtimit në Durrës për ndeshjen me Teutën.

Kjo gjë do të bëhet për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, pasi tifozët bardheblu janë ende shumë të irrituar për marrëveshjen me Partizanin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6