U kalbsh në ferr! Nëna dhe motra trondisin me deklaratat pas vdekjes së të riut

Mark Sutton, vdiq pasi një gjahtar e mori në shënjestër gabimisht.

Lajme

17/10/2018 15:11

Shokuese deklaratat e nënës dhe motrës së çiklistit britanik që u vra gabimisht nga nje gjahtar teksa ishte ne Alpet franceze.

Mark Sutton, vdiq pasi një gjahtar e mori në shënjestër gabimisht. Pas këtij lajmi vijnë deklarata shokuese të nënës dhe motrës së tij, që shprehen jo vetëm të lehtësuara me vdekjen e tij, por urojnë me gjithë shpirt që ai të kalbet në ferr.

Motra e çiklistit, Katie Toghill ka thënë se tani mund të merrte frymë e lehtësuar, pasi ajo e quante atë një përbindësh që e kishte përdhunuar që kur ishte fëmijë.

“Më vjen mirë që ka vdekur. Ai ishte një përdhunues. Kur dëgjova se ishte vrarë ndjeva lehtësim, hoqa një barrë të madhe nga shpina. U lehtësova vetëm sepse ai nuk mund të dëmtojë më asnjë njeri”- tha ajo.

Ndersa nena e tij, Katrina shkon edhe me tej me deklaraten e saj te forte qe ka bere ne Facebook:

“Unë shpresoj që të kalbesh në ferr Marc Thomas Sutton. Pikëllimi im i vetëm është që vdiqe menjëherë. Për çdo person që e lexon këtë dua të them se une jam nëna që e lindi atë. Ky njeri ishte përbindësh. Plumbi kishte për qëllim një kafshë. Dhe gjuetari mori shenjë të mirë. Karma.”