U harruan të gjitha? Dua i rikthehet të dashurit pak ditë pasi e tradhëtoi

Dua Lipa dhe Isaac Carew janë bërë një nga çiftet më të përfolura.

ShowBiz

19/06/2018 16:45

Këngëtarja shqiptare është parë duke u puthur me të dashurin e saj në rrugë sot, më pak se një javë pasi ai e tradhëtoi me një vajzë tjetër në një klub nate, shkruan The sun, transmeton lajmi net.

22 vjeçarja ishte e lumtur teksa shëtisnin krah për krah në Nju Jork, duke i lënë anash gjërat që kishin ndodhur së fundmi.

Duke nxjerrë në pah ndjenjat dhe stilin unik, këngëtarja e hitit “One Kiss” kishte veshur një këmishë të zezë dhe të kuqe e cila ishte përshtatur me kulturën e vendit ku ndodhej aktualisht.

Javën e kaluar, gazeta Dielli zbuloi se Isaku ishte kapur me një grua tjetër ndërkohë që në prapaskenë këndohej kënga e Duas.

Sipas videos të shpërndarë në rrjete sociale, tregon mënyrën se si i dashuri i këngëtares Lipa flirtonte me vajzën.

Isak më vonë në profilin e tij në Instagram, tha se ishte i “zhgënjyer” në vetvete, por këmbënguli se nuk kishte “asnjë puthje”. /Lajmi.net/