U hap Festivali Ndërkombëtar për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” (Foto)

Ka filluar edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, raporton lajmi.net.

Lajme

11/09/2015 22:16

Sonte, e edhe vikendin do të marrin pjesë 19 ansamble nga vendi dhe rajoni. Shtetet e huaja pjesëmarrëse janë Shqipëria, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i vlerave kulturore përmes valleve të trevave nga vijnë ansamblet, shoqërimi i fëmijëve, njohja, miqësia, lidhjet e tyre mes vete pa dallim gjuhe, feje apo race.

Përndryshe, siç njofton organizatori, në skenën e festivalit “Ylberi i Prishtinës” për 14 vite me radhë kanë defiluar mbi 6000 valltare e solistë të ndryshëm, të moshave nga 10 – 16 vjeçare.

Këtë vit mbi 500 fëmijë nga Kosova dhe shtetet e ndryshme të rajonit do të defilojnë në kryeqytetin nën tinguj të muzikës dhe me veshjet tradicionale kombëtare./ lajmi.net

IMG-20150911-00212