U godit keq nga autobusi, u ngrit dhe hyri në kafene për të pirë birra! (Video, +16)

Simon Smith ka qenë duke ecur nëpër në rrugë të Reading të Anglisë, kur është goditur nga një autobus që kishte dalë nga kontrolli.

Lifestyle

27/06/2017 21:56

Megjithëse u përplas për toke, ai u ngrit dhe hyri në një kafene ku kaloi kohën duke pirë disa gota birrë, transmeton Telegrafi.

“Përplasja ishte mjaft e fuqishme, por i shkaktoi vetëm lëndime të lehta. Rruga u desh të bllokohej për dy orë, shkaku i dëmtimeve që u shkaktuan”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Derisa po vazhdojnë hetimet, shumë njerëz po komentojnë se si ai shpëtoi nga ky aksident.

“Vështirë se dikush do dilte i gjallë nga kjo përplasje, por ai ishte shumë me fat” është nja nga komentet e shumta.

YouTube player