U gjetën mbi 28 kg eksploziv, policia jep detaje për rastin në Mazgit të Obiliqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e djeshëm në fshatin Mazgit të Obiliqt ku u gjetën 28 kilogram eksploziv.

Lajme

14/12/2018 14:05

Sipas Policisë, kjo e fundit ka siguruar informacionet se afër rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë në hyrje të rrugës për në Gazimestan, ndodhet një mjet i dyshuar shpërthyes, raporton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore,  duke përfshirë njësitin për trajtimin e materieve të rrezikshme të PK-së, me ç’rast  kanë ndermarr veprime të nevojshme policore dhe ato të sigurisë në një perimetër të caktuar, duke nderprerë për një kohë të caktuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me sukses duke arritur që në mënyrë të sigurt të tërheqin 28.115 kg. substancë të dyshuar eksplozivi.

Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente policore në bashkëpunim me mekanizma tjerë institucional. /Lajmi.net/