U fut në fushë i armatosur, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut – Lajmi.net
U fut në fushë i armatosur, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 14:30, 13 March 2018
Pas kësaj ngjarje të shëmtuar, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Savidis, i cili ka kërkuar falje publike nëpërmjet deklaratës të më poshtme:

Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, i shokoi të gjithë me gjestin e tij në ndeshjen kundër AEK-ut teksa u fut në fushë i armatosur duke kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, për golin e anuluar.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, qeveria greke mori vendimin për të pezulluar kampionatin, ndërkohë që lajmi bëri xhiron e internetit.

Pas kësaj ngjarje të shëmtuar, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Savidis, i cili ka kërkuar falje publike nëpërmjet deklaratës të më poshtme:

Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet, transmeton “Panorama Sport”.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm.

Përsëri kërkoj falje! Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels