U fol se ka raporte të mira me vjehrrën, Marina nuk e uroi atë sot

Moderatorja Marina Vjollca është bërë nuse në Kosovë, pasi u martua me reperin Getoar Selimi.

ShowBiz

10/11/2017 18:36

Dasma madhështore e çiftit kishte bërë bujë në medie duke u përfolur deri në detaje, shkruan lajmi.net.

Një gjë e cila u komentua shumë është marrëdhënia e Marinës me nënën e Getit, që të dyja u tha që kanë marrëdhënie shumë të mira si nuse e vjehërr.

Madje, nëna e Getit, Florija e kishte përkrahur Marinën edhe për emisionin e saj të ri të cilin ajo e ka filluar javën e kaluar.

Vjehrra e Marinës sot feston ditëlindjen, me fjalë prekëse e uroi Geti i cili përveç urimit e falënderoi nënën për çdo gjë.

“Nane, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,per te te falenderuar per gjithcka qe ke bere per mua.
Urime ditelindjen e shtrenjta ime nene! Jetofsh edhe 100 vite te lumtura sebashku me ne.
Te dua pafund!”, thuhet ndër të tjera në urimin e Getit.

Por, mungonte urimi i Marinës për vjehrrën e cila duket se ka harruar nga angazhimet rreth emisionit. /Lajmi.net.