U dorëzoi rusëve Krimenë, shkarkohet ministri i mbrojtjes i Ukrainës

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh, u shkarkua për shkak të mënyrës se si e menaxhoi krizën e Krimesë. Parlamenti votoi emërimin e Mykhailo Koval në vend të tij. Emri i Koval është dërguar te Presidenti Turchynov për dekretim.

Bota

25/03/2014 17:04

Parlamenti i Ukrainës shkarkoi sot ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh, për shkak të mënyrës se si e menaxhoi krizën e Krimesë pas aneksimit të këtij rajoni nga Rusia.

Parlamenti votoi emërimin e gjeneral-kolonelit Mykhailo Koval në vend të tij. Emri i Koval është dërguar te Presidenti Oleksandr Turchynov për dekretim.

Agjencia e lajmeve e Ukrainës. Ukrinform, njofton se Teyukh kishte paraqitur vetë dorëheqjen.

“Duke e ditur se dikujt nuk i pëlqen ajo që kam bërë si ushtrues detyre i ministrit, si dhe për shkak të mosmarrëveshjeve në çështjet që më janë ofruar qysh në ditën e parë të punës deri më sot rreth Republikës Autonome të Krimesë, unë paraqes dorëheqjen”, citohet të ketë thënë Tenyukh.