U diagnostifikua me defekt në tru, kjo është historia prekëse e binjakes (Video)

Në moshën 12 vjeçare, njëra nga motrat binjake u diagnostifikua me një defekt në tru, çka e dalloi për gjithë këto vite!

Lifestyle

19/03/2017 20:55

 

Njëra nga motrat binjake, shkoi në banjo dhe u rrëzua në dysheme, e pafuqishme për të hapur sytë e saj dhe për të folur, transmeton lajmi.net

Kjo ndodhi me 9 shkurt të vitit 2013, kur Hailey u dërgua urgjentisht në spitalin lokal, ku doktorët tentuan ta ngjallnin atë. Penny Kehoe, nëna e saj, e kuptoi se gjërat ishin duke u bërë më keq, kur u thirr prifti dhe predikuesi të vinin në spital, doktorët deklaruan se nuk mund ta ndihmonin më vajzën.

Kështu që rasti i saj u përcjell në spitalin e fëmijëve ”Pen State Hershey” ku më pas u dërgua. Atje, doktorët zbuluan se Hailey kishte lindur me AVM, një gjendje e cila krijon lëmsh në enët e gjakut të trurit dhe arterieve lidhëse.

Ka pasur shqetësime se ajo nuk do të zgjohet më pas operacionit.

Haley dhe binjakja e saj ishin të pandashme por gjendja e saj tragjikisht e theu këtë lidhje, Megjithatë, asaj mrekullisht iu dha edhe një shansë për jetë pas operacionit, kur ajo i hapi sërish sytë.

”Ta shihje atë t’i hapte sytë, ata sy të kaltër e të mëdhenj, që nuk i kisha parë për dy javë të plota…ishte e mrekullueshme.”

Nëna e saj derisa ishte duke pritur për vajzën e saj të dalë nga koma, tha në videon e Pen State Hershey.

Gjithkush në familje ishin të lehtësuar dhe të lumtur që ajo ishte kthyer, ndërkaq nëna e saj theksoi, ”ta shohësh Haileyn të lulëzojë sërish,si një nënë nuk mund të dua asgjë tjetër, kjo e mbush zemrën time.”

Hailey tani është kthyer plotësisht, me ca dobësi në litarët vokalë dhe zëri i saj ka ndryshuar.
”Më pëlqen sepse më bën unike,” thotë Hailey për zërin e saj.

Ajo është me të vërtetë unike dhe dëshiron që të bëhet një mësuese arti sepse dashuron të mësojë fëmijët dhe absolutisht dashuron edhe artin. /Lajmi.net/

YouTube player