U dënua për grabitjen e avokatit italian, Apeli liron shqiptarin

Apeli ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që kishte dënuar dy persona për grabitjen e një avokati italiani nga Savona, në shkurt të vitit 2012.

Lajme

18/05/2017 11:14

Siç raportojnë mediat lokale, një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Xhenova ka liruar Erjon Hoxhajn dhe Andrea Chimenzo-n me argumentin se “krimi nuk eksiton”.

Në shkallën e parë, Hoxhaj ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, ndërsa Chimenzo me 8 muaj burg de 2.5000 euro gjobë. Përveç kësaj, gjykata vendosi që dy të pandehurit duhet ta shpërblenin avokatin me 34 mijë euro.

Në gjykim ishte edhe person i tretë, i cili u shall i pafajshëm.

Sipas hetimeve, shqiptari dhe italiani hynë në banesën e avokatit dhe e grabitën. Akuza u mbështet në pamjet e një telekamere në zonë, por Apeli e hodhi poshtë si provë për shkak të cilësisë së keqe të videos, me argumentin se aty nuk njiheshin të pandehurit.