U dëmtua nga gjyqtarët, Vëllaznimi “dridh” FFK-në – Lajmi.net
U dëmtua nga gjyqtarët, Vëllaznimi “dridh” FFK-në
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 20:54, 11 October 2017
Klubi i Vëllaznimit ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve.

Gjakovarët janë dëmtuar në disa raste nga gjyqtarët këtë edicion të Superligës, përcjellë “Lajmi.net”.

Tani kuqezinjtë kanë reaguar ashpër ndaj FFK-së.

R E A G I M

Bordi i FC Vëllaznimit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar sot në mes të FC Prishtina dhe FC Vëllaznimi e cila u mbyll në mënyrë më të turpshme nga rreferi kryesorë Mervan Bejtuallahu.
Sot gjatë ndeshjes Prishtina – Vëllaznimi, skuadra jonë nga Gjakova dëmtohet nga referët, të cilët nuk i përkasin nivelit të Superligës e cila nuk i ndëshkon për gabimet që bëjnë.

Skuadra jonë është dëmtuar që nga ndeshja me Drenicën, Llapin, Trepçen’89 deri në ndeshjen e fundit sot me Prishtinën, ne kemi heshtur.

Dy penallti të pa akorduara ndaj Drenices, një ndaj Llapit dhe një ndaj Trepçes’89 të konfirmuara nga analist të rreferimit në studiot televizive në vend, ( janë të paraqitura në video)

Sot në ndeshjen ndaj Prishtines i erdhi fundi durimit tone, gjygjtari Kryesor Mervan Bejtullahu nuk ndali një goditje denimi për Vëllaznimin, për të dhën më pas një për Prishtinen në të njëjtin aksion ku erdhe dhe goli vendimtar. Në qdo ndeshje kryetrajenerin e Vëllaznimit Ismet Mushin, rreferët kanë për qëllim që ta largojnë nga pankina.

Ju bëjmë apel Federatës që të ken kujdes dhe të mos vazhdojë me këtë qasje ndaj Klubit tonë, ose në të kundërtën ne drejtësinë do t’a marrim në dorën tonë dhe do të veprojmë siq ju po veproni me ne.

Ju paralajmërojmë që nëse një gjë e tillë do të ndodh në ndeshjet e ardhshme, ne nuk do të marrim asnjë përgjegjsi sepse ju jeni duke na detyruar të veprojmë në këtë mënyrë. Ju lutemi që të ndërmerrni masa për denimin e këtyre rreferëve që çdo lojë largojnë dhe dëmtojnë shikueshmërinë dhe investitorët në vendin tonë.

11.10.2017
FC Vëllaznimi – Gjakovë

Fjalët kyçe: Vëllaznimi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3