“U bllokova, më merrej fryma”, Bora tregon se çfarë i ndodhi te “Kënga Magjike”

Bora Zemani është një nga moderatoret më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

31/01/2019 21:59

Ajo ishte prezantuese e “Kënga Magjike 2018” bashkë më Klaudia Pepën dhe organizatorin, Ardit Gjebrea, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë të dhënë për “Revista Class”, Zemani ka folur për emocionet që ka pasur para se të prezantonte në skenën e madhe.

“Po ju tregoj ato emocione që përjetova pak sekonda përpara daljes sime të parë në skenë. U bllokova terësisht. Nuk kujtoja asnjë fjalë nga teksti, më merrej fryma, më vinte për të qarë”.

“M’u desh edhe një e shtyrë e fundit për të dalë në skenë dhe për ta shijuar më pas të gjithë atë eksperiencë”, është shprehur prezantuesja shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtUAhMSjp71/