U ble për 75 mijë euro, por shikoni sa kushton tani Strakosha

Thomas Strakosha është një bast i fituar mbi të gjitha për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren. Nga momenti kur e transferoi nga ekipi i Panioniosit dhe deri më sot, rritja që ka pësuar portieri shqiptar është e jashtëzakonshme dhe konfirmohet me numra.

Sport

02/03/2018 18:37

Gardiani kuqezi u ble vetëm për 75 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij ka arritur në 18.6 milionë. Skuadra e Lacios ia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020, pasi iu trembet interesimeve nga klubet e mëdha në Europë.

Kanë kaluar 6 vite nga koha kur Strakosha u transferua nga Greqia në Itali dhe bëri hapin e madh të karrierës, duke siguruar edhe vendin e titullarit në skuadrën e Lacios. Tare e transferoi në vitin 2012 dhe ai për disa sezone luajti me të rinjtë, por edhe te Salernitana duke akumuluar eksperiencën e nevojshme për të mbrojtur portën e Lacios në Serinë A.

Tani është një nga më të mirët në rolin e tij në futbollin italian dhe ofertat e shumta në drejtim të Lacios dhe të Strakoshës nuk kanë munguar. Nga 75 mijë euro në afro 19 milionë nuk janë pak…

Pagesa – Thomas Strakosha, në kontratën e tij të parë me Lacion paguhej 96 mijë euro në vit. Në atë periudhë, ai ishte gardiani i tretë, apo për pak kohë edhe i dyti në listë.

Mirëpo, pas rinovimit me bardhekaltrit më 21 tetor 2017, gardiani shqiptar përfiton 600 mijë euro në sezon, me një kontratë që e mban me kryeqytetasit deri në 30 qershor 2022.