U bënë të njohur si çifti i parë në botë me gjashtënjaket e mbijetuara. Por, ja çfarë ndodhë 30 vite më vonë – Lajmi.net
U bënë të njohur si çifti i parë në botë me gjashtënjaket e mbijetuara. Por, ja çfarë ndodhë 30 vite më vonë
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 10:10, 21 October 2017
Disa thonë se të rritësh një fëmijë është e ngjajshme me luftën guerile; imagjinoni çfarë drame është rritja e gjashtë fëmijëve njëherësh.

Kjo është përralla kaotike por e lumtur e një çifti i cili ka rritur gjashtënjaket.

Pasi kishte kaluar raundin e trembëdhjetë të barnave, Janet Walton ishte ‘në ajër’ kur zbuloi se do të lindte më shumë se një fëmijë, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net

Por, kur mjeku ia dha lajmin se ajo do të kishte gjashtë fëmijë, Janet ishte tronditur.

‘’Asnjëri nuk imagjinoi se do të kishim gjashtë fëmijë. Ne pyesnim veten se çfarë do të ndodhte më tutje’’ raporton Liverpool Echo.

Më në fund, me 18 nëntor 1983 Janet solli në jetë gjashtënjaket përmes lindjes cezariane.

Foshnjet, të quajtura Hannah, Lucy, Ruth, Sarah, Kate dhe Jennie u bënë tituj në të gjithë vendin për të qenë gjashtënjaket e para që mbijetuan ndonjëherë.

‘’Ato kanë lindur të afta dhe të shëndetshme’’ tha burri i Janet, Graham Walton, raporton The Guardian. ‘’Disa prej tyre ishin në inkubatorë pasi mushkëritë e tyre ende nuk ishin zhvilluar siç duhet.’’

Vajzat erdhën në shtëpi në javën e parë të janarit dhe menjëherë shtëpia e çiftit Walton ‘u kthye përmbys.’

Gjatë ditëve, ata duhej të ushqenin vajzat dhe t’i ndërronin ato.

‘’Për dy vite, unë dhe Graham kemi fjetur shumë pak orë gjatë natës,’’ tregon Janet për MailOnline.

‘’Ne kemi punuar aq shumë me to sa që ju kemi ndërruar 11 mijë pampersa në vit’’ shton Graham.

Ka qenë sfidë e vështirë për t’i rritur të gjashtë vajzat njëherësh.

‘’Kur u bënë adoleshente dhe më vonë derisa rriteshin më shumë ishte lodhje psikike nga që brengoseshim për to gjatë tërë kohës’’ rrëfen Graham.

Motrat kishin ëndrra, ‘shumë dyer përplaseshin në shtëpinë tonë, kishte muzikë me zë të lartë, dhoma gjumi të pazakonshme,’ shpjegon Janet.

Me gjithë ngarkesën e rëndë të punës, shtëpia ishte e mbushur me argëtim dhe buzëqeshje. Në fakt, të gjitha vajzat ishin të afërta me të gjithë.

‘’E dua zhurmën dhe lëvizjen e një familjeje të madhe. Ne do të humbnim plotësisht pa to,’’ thotë Graham.

‘’Duke shikuar prapa në kohë, vërtetë nuk e di si ia kemi dalur, sinqerisht. Ne jetuam në turbullirë vitet e para, mirëpo tani ndjej keqardhje sepse nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme atëherë për t’i shijuar ato aq sa do të donim,’’ citon Janet.

Tani, dekada më vonë, ato janë të gjitha të rritura dhe secila me karrierë të vet në fusha të ndryshme.

Në tetor të vitit 2014, çifti Walton priti mbesën e parë, derisa Sarah lindi Jorgie Louise.

‘’Nuk ka asgjë më mirë se sa të jesh gjyshe, apo jo?’’ – pyet Janet derisa planifikon që kohën t’ia kushtojë tërë kohën asaj.

‘’Sa herë që shoh foshnje, dëshiroj të kthehem pas në kohë dhe të kujdesem sërish për to’’ tregon Graham.

Familje e mrekullueshme, apo jo? /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: 30 vite, gjashtenjake

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper