U bë nënë për herë të parë, Ajola Xoxa me dedikim prekës për djalin e porsalindur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj para pak ditësh u bë baba për herë të parë.

ShowBiz

18/10/2018 22:40

Erioni dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kajan, shkruan lajmi.net

Dhe tani është kjo Ajola e cila bëri një postim në Instagram ku bën një dedikim prekës për të birin e porsalindur.

“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone. ?”, shkruan ajo.

Duhet theksuar se Erioni dhe Ajola janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare. /Lajmi.net/