U ankuan për çmimet, babë e bir rrahin dy klientët në Ksamil

Një tjetër incident ka ndodhur në plazhin e Ksamilit në Sarandë, gjë që kohët e fundit nuk ka munguar. Babë e bir, pronarë të një lokali kanë rrahur dy klientë të tyre shqiptarë, emigrantë në Milano të Italisë.

Lajme

16/08/2017 14:17

Kështu policia   ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Ksamil.

Kjo pasi ditën e hënë, në njërën nga dhomat e dhënë me qira, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., të cilët jetojnë në Milano, por ishin pushues në banesën e dhënë me qira.

Shkak për konfliktin mësohet se janë bërë mosmarrëveshjet për çmimin dhe kushtet e shtëpisë me qira.