U ankua për vendin dhe shërbimin, ekuipazhi largon aktoren nga avioni

Tara Reid është larguar nga fluturimi "Delta" pasi 'shqetësoi' bordin.

ShowBiz

16/10/2018 10:16

Tara Reid është parë në një video të publikuar nga “TMZ” teksa po e largonin nga avioni, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Reid, 42 vjeç, shihet e veshur me një pallto të zezë dhe një kapele të kuqe në kokë, teksa po mbante qenin në krah.

Zëdhënësi i linjës me të cilën planifikonte të udhëtonte aktorja, tha për “People” se aktorja është nxjerrë përpara ngritjes së avionit për shkak të shqetësimit të udhëtarëve në bord.

Ai u kërkon falje klientëve të shqetësuar nga situata që u krijua në ato momente. /Lajmi.net/

YouTube player