U aksidentua ditë më parë, ndërron jetë në QKUK

Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë vajza e cila është aksidentuar ditë më parë në Gjakovë.

Lajme

05/07/2018 11:39

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë më datën 22qershor rreth orës 19:30 dhe viktima femër e cila ishte për trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore.