Tyson Fury e mund Pianetan, tash e pret lufta me Deontay Wilderin

Tifozët e boksit do të kenë mundësinë që këtë vit të shohin një luftë interesante mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Sport

18/08/2018 23:26

E gjitha kjo do të ndodhë pas fitores së Tyson Fury ndaj Francesco Pianetas.

Tyson Fury ka fituar me pikë kundër Francesco Pianetas, në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Widsor Park në Belfast të Irlandës së Veriut.

Ky ishte dueli i dytë i britanikut pas rikthimit të tij, ndërsa pas dhjetë raundeve të zhvilluara ndaj boksierit italian, me vendim unanim të gjyqtarëve, ai e fitoi meçin.

30-vjeçari tash do ta ketë mundësinë ta sfidojë kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, i cili ia ka premtuar një duke gjatë këtij viti, në rast se do të fitonte ndaj Pianetas.

Kujtojmë se meçin e parë pas rikthimit në boks ish kampioni i botës e pati muaj më parë kundër shqiptarit Sefer Seferi./Lajmi.net/