Tyson cakton meç kundër boksierit shqiptar

Tyson Fury mund të ndeshet me Sefer Seferin.

Sport

18/04/2018 09:38

Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Sefer Seferi, po pritet të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury, më 9 qershor në Manchester.

Fury do të boksojë për herë të parë pas dy vjet e gjysmë pauzë. Ai është duke synuar të kthehet sërish te meçet për tituj bote.

Fury 29-vjeçar në nëntor të vitit 2015 befasoi ukrainasin Wladimir Klitschko duke ia rrëmbyer titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO në peshën e rëndë dhe kështu i dha fund dominimit të ukrainasit.