Twitter vë alaramin, kjo është arsyeja – Lajmi.net
Twitter vë alaramin, kjo është arsyeja
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 10:09, 4 May 2018
Rrjeti social, Twitter u ka bërë thirrje më shumë se 300 milionë përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, duke thënë se ky informacion është ekspozuar pa qëllim brenda kompanisë, përmes një virusi.

 

Sipas kompanisë, nuk është identifikuar asnjë shenjë se janë përdorur të dhënat e ekspozuara, mirëpo është këshilluar të ndryshohen fjalëkalimet për çështje të sigurisë.

Shefi i teknologjisë në këtë kompani, Parag Agrawal ka thënë se Twitter e praktikon privatësinë e plotë në këtë material, pasi edhe personat brenda kompanisë nuk kanë qasje në të.

Kompania me bazë në San Francisko nuk ka specifikuar sa fjalëkalime janë ekspozuar apo për çfarë periudhe.

Kjo ngjarje ka ndodhur në periudhën e skandalit të rrjetit tjetër social, Facebook me kompaninë konsulente, Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave të miliona përdoruesve.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO