Twitter ua tërheq vërejtjen përdoruesve të tij

Twiter i ka paralajmëruar përdoruesit e tij që të ndalojnë së postuari linçe të Instagam, dhe në vend të tij i ka sugjeruar që të përdorin veglat e Twitter për shpërndarjen e fotografive.

Auto & Tek

25/01/2015 14:00

Twitter u ka thënë përdoruesve të tij më të njohur që të ndalojnë së postuari linçe të Instagram në të.

Që nga viti 2012, Instagram tërhoqi mbështetjen për funksionin i cili i shfaqte fotografitë e tij brenda në një cicërimë në Twitter. Që atëherë, fotografitë nga Instagram të postuara në Twitter janë shfaqur vetëm si linçe, të cilat pastaj duhet të hapen në një shfletues apo dritare të re për t’u parë, transmeton Lajmi.net.

Një numër i madh i përdoruesve më të ndjekur të Twitter kanë marrë një vërejtje nga kompania, ku në vërejtje u thuhej atyre që të postojnë fotografi direkt përmes Twitter, dhe jo përmes linçeve të Instagram.

Kjo vërejtje u paraqit si një përpjekje edukative për të treguar se si të postohet në Twitter dhe si të rritet ndërveprimi në postime.