Twitter teston ndryshimin e butonit ‘favorite’ nga ylli në zemër

Twitter siç duket është duke planifikuar që të ndryshojë ikonën e ‘favorite’ nga ylli në zemër.

Auto & Tek

20/06/2015 22:05

Në fakt, për këtë janë duke u bërë disa testime të cilat janë duke pasur efekt në vetëm pak përdorues, dhe kjo nuk do të thotë se të gjithë së shpejti do ta kenë këtë mundësi.

Ikona e yllit në butonin ‘favorite’ siç duket nuk po pëlqehet më nga përdoruesit, të cilët thonë se ‘ylli’ nuk simbolizon pëlqimin e ndonjë postimi, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_6

Ndryshe, zemrat përdoren për të pëlqyer apo favorizuar gjëra në Instagram, që duket se është më e pëlqyeshme tek përdoruesit. Se kur do të lansohet i plotë ky ndryshim nuk dihet ende.